Statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së – Hoda: politika ua vrau ëndrrën e idealit, disa u bënë ushtarë partiakë

    23 vite pas përfundimit të luftës së vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të vetmin përfitim që e kanë pasur ish-ushtarët e UÇK-së është se nga ushtarë të lirisë janë shndërruar në ushtarë partiakë, thotë kryetari i OVL-UÇK-së Besim Hoda, duke shtuar se pjesa më e madhe e ushtarëve janë tërhequr shkaku i vrasjes së ëndrrës nga vetë politikanët shqiptarë, njofton TV21, përcjell Nistori.

    Për Hodën përfitimet e vetme që kanë marr ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe fëmijët e dëshmorëve, ka qenë studimi në UT edhe UEJL përmes ligjit të “Branitellave”.

    Çështja e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së flitet me vite të tëra, por asnjëherë deri më tani nuk është arritur deri te ndonjë zgjidhje ligjore për statusin e tyre.

    Hoda thotë se kryeministri Hristijan Mickoski nuk e ka në dorë fatin e shqiptarëve në RMV dhe se reagimet e tij mund vetëm të “zgjojnë shqiptarët nga gjumi që janë vendosur nga qeveritë e kaluara”.

    “Sa i përket folklorit nacionalist që po nxit Mickoski, disa herë e kam thënë dhe po e potencoj edhe njëherë. Mickoski nuk ka në duar fatin e shqiptarëve. Ai vetëm mund t’i zgjojë shqiptarët nga gjumi, të cilën brenda 23 vjetëve i vendosi z.Ali Ahmeti, duke thënë se shqiptarët kanë shumë në këtë shtet dhe koha dëshmoi që vetëm një ndërrim pushtetesh dhe vetëm një votë shumice nga pala maqedonase e VMRO-së, e shkatërroi këtë kullë të ngritur nga kashta, që pretendohej se kanë shqiptarët”, theksoi Hoda. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM dhe e Majta: ka marrëveshje VMRO-BDI

    Lajmi i rradhës

    Veset e dëmshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë