Steinmeier: RMV-ja të llogaritë Gjermaninë si mbështetëse të saj

    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët me homologun e tij, Stevo Pendarovski, deklaroi sot në Shkup dhe Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por përkujto në realizimin e reformave të brendshme.

    “Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdojë me reformat e brendshme. Biseduam dhe u bindëm se ky proces i reformave do të vazhdojë dhe se vendi juaj mund të llogaris edhe në mbështetjen e Gjermanisë.

    RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasuroj edhe më tepër BE-në. Biseduam edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe këtu njëzëri konstatuam se në këtë kohë duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetrit”, tha Steinmeier.

    Lajmi Paraprak

    Buxheti i RMV-së do të rritet për 6.14 milionë euro nga paratë e konfiskuara të Mijallkovit

    Lajmi i rradhës

    “Provimi i Jurisprudencës” | Ministria e Drejtësisë nuk i ruan dokumentet e vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë