Stoilkovski: procesi i negociatave me VLEN-in është në fazë të avancuar dhe bazohet në parime

    Negociatat me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh. Po bisedohet edhe për dikastere që janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishme është ata t’i pranojnë parimet e Qeverisë, porositi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve. 

    “Ajo që mund ta them tani për tani është se procesi negociuese bazohet në principe, para së gjithash, në procesin eurointegrues, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nga nevoja për reforma të caktuara për zhvillim të përshpejtuar ekonomike”, tha Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë me negociatat me partnerët qeveritar.

    Stoilkovski shtoi se, në këtë kontekst VMRO – DPMNE ka kujdes edhe në zgjedhjet personale që ofrohen në negociatat koalicionuese, me çka nuk duhet të jenë të komprometuar në çfarë do lloj mënyre dhe të jenë të përkushtuar ndaj punës dhe reformave që do të vijojnë. /Nistori/

          Lajmi Paraprak

          Vuçiqi “i goditur” që Maqedonia e Veriut votoi për Rezolutën për Srebrenicën

          Lajmi i rradhës

          Kafka – Shkrimtari ndër më të lexuarit edhe 100 vjet pas vdekjes

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë