Streha e drerëve në Orllan të Podujevës

    Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk. Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh. Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve.


    Një shtresë e bardhë bore kishte mbuluar fshatin Orllan në Podujevë më 11 janar. Zhurmat e vrapimeve të shpejta të drerëve thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk.
    1Një shtresë e bardhë bore kishte mbuluar fshatin Orllan në Podujevë më 11 janar. Zhurmat e vrapimeve të shpejta të drerëve thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk.
    Skaj shtëpisë së tyre, familja Tullari ka një fermë ku rrit drerë.
    2Skaj shtëpisë së tyre, familja Tullari ka një fermë ku rrit drerë.
    Aktualisht janë rreth njëzet drerë në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh.
    3Aktualisht janë rreth njëzet drerë në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh.
    Agron Tullari që kryesisht kujdeset për drerët, i quan krijesa të dashura për njerëzit.
    4Agron Tullari që kryesisht kujdeset për drerët, i quan krijesa të dashura për njerëzit.
    Rritjen e drerëve familja Tullari e nisi si zanat anësor para 10 vjetësh.  
    5Rritjen e drerëve familja Tullari e nisi si zanat anësor para 10 vjetësh.
     
    Drerët dhe drenushat në këtë fermë, janë të llojeve të ndryshme por dominojnë raca skandinave dhe evropiane.
    6Drerët dhe drenushat në këtë fermë, janë të llojeve të ndryshme por dominojnë raca skandinave dhe evropiane.
    Përveç tufës së drerëve në fshatin Orllan, familja Tullari ka një tufë tjetër më të madhe në fshatin Sharban.
    7Përveç tufës së drerëve në fshatin Orllan, familja Tullari ka një tufë tjetër më të madhe në fshatin Sharban.
    Synimi i familjes Tullari është rritja e numrit të drerëve dhe për këtë merren edhe me shtimin e tyre.
    8Synimi i familjes Tullari është rritja e numrit të drerëve dhe për këtë merren edhe me shtimin e tyre.
    Përveç ushqimit që sigurojnë në natyrë, drerët duhet të ushqehen çdo ditë, sidomos gjatë dimrit.
    9Përveç ushqimit që sigurojnë në natyrë, drerët duhet të ushqehen çdo ditë, sidomos gjatë dimrit.
    Këto kafshë të bukura i ndërrojnë çdo vit brirët, pas fazës së mbarsjes.
    10Këto kafshë të bukura i ndërrojnë çdo vit brirët, pas fazës së mbarsjes.
    Gjatë kësaj faze këto kafshë janë pak më agresive.
    11Gjatë kësaj faze këto kafshë janë pak më agresive.
    Në mbarë botën ka mbi 60 lloje drerësh.
    12Në mbarë botën ka mbi 60 lloje drerësh.
    Disa raca drerësh mund të kërcejnë deri në 10 metra lartësi dhe janë notues shumë i mirë.
    13Disa raca drerësh mund të kërcejnë deri në 10 metra lartësi dhe janë notues shumë i mirë.
    Drerët në fermën e familjes Tullari.
    14Drerët në fermën e familjes Tullari.
    Drerët jetojnë në habitate me shumë terrene pyjore.
    15Drerët jetojnë në habitate me shumë terrene pyjore.
    Drerët e egër në malet e Kosovës janë ndër speciet më të rrezikuara nga gjuetia ilegale.
    16Drerët e egër në malet e Kosovës janë ndër speciet më të rrezikuara nga gjuetia ilegale.
    Gjetja e statistikave për praninë dhe racat e drerëve në Kosovë është e vështirë.

    17Gjetja e statistikave për praninë dhe racat e drerëve në Kosovë është e vështirë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni Europian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza

    Lajmi i rradhës

    Izraeli hedh poshtë akuzat për gjenocid

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë