Struga edhe këtë verë përballet me mungesë uji

    Fshatrat e Strugës çdo vit gjatë stinës së verës përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

    Muaji korrik dhe gusht në Strugë me rrethinë, janë muajt më të rëndë thonë banorët.

    Kur vijnë mërgimtarët kënaqen me bukurinë e liqenit, por problem e kanë mungesën e ujit për pije.

     “Kemi probleme, sidomos tani kur vijnë mërgimtarët, muaji korrik dhe gusht ka shumë problem, shumë problem me ujin dhe mërgimtarët që vijnë ato vijnë në pushim, por kanë problem”

    G: A keni problem me ujin?

     “Kohën e fundit verës kemi sidomos prej në korrik deri në shtator tutje”

     “Po kemi pas disa herë edhe me rrymën gjithashtu ka pasur ndërprerje dhe nuk të informojnë pse e ndërpresin, vetëm e ndërpresin.

    Nga ndërmarrja NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Strugë, thonë se kjo vjen si pasoj e keqpërdorimit të ujit të pijshëm për ujitje dhe mbushje të puseve. Nëpërmjet një shkrimi ata kanë njoftuar se kanë formuar një grup pune të cilët çdo ditë janë në terren për të parë se kush keqpërdor ujin për pije.

     “Ju njoftojmë se, gjatë aksionit të përditshëm për zbulimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit, ekipet e ndërmarrjes në bashkëpunim me inspektorët kompetent komunal, kanë zbuluar disa raste të tilla, si në qytetin e Strugës ashtu edhe në disa fshatra si: Teferiq, Shum, Zagraçan,Ladorisht. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Për konsumatorët ku janë vërtetuar raste të keqpërdorimit të ujit, do të ndërmerren masa ligjore, në pajtim me Ligjin për furnizim me ujë të pijshëm dhe Kodin Penal”, thonë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Strugë.

    Për problemet me ujin e pijshëm TV21 ka raportuar edhe vitin e kaluar disa herë. Aso kohe nga Ndërmarrja publike thoshin se po ndërrohen gypat e vjetër me të rijnë me madhësi më të madhe, gjë që do të zgjidhte problemin e ujit në Strugë, por si duket situate vazhdon të mbetet e njëjtë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Pesë ambasadorët ende nuk kanë shkuar në vendet ku duhet ta përfaqësojnë Maqedoninë!

    Lajmi i rradhës

    “Me “propozimin francez” Bullgaria mori vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë