Studentët në RMV nuk i kanë marrë ende paratë, kërkojnë rritje të racionit

    Edhe përskaj krizës ekonomike, çmimi i racioneve ushqimore studentore vazhdon të mbetet i njëjtë, ndërsa edhe ato shtesa studentët i marrin me vonesë. Në fund të muajit shkurt studentët po presin të përfundojnë procedurat burokratike, për të marrë shtesat për muajin janar. Përfaqësuesit e Forumit për ndryshime në Arsim, në takimin me ministrin e Arsimit, kërkuan rritje nga 120 në 150 denarë në ditë.

     “Momentalisht derisa flasim studentëve ende nuk u është lëshuar pjesa e racioneve ushqimore për muajit janar, ndërkaq edhe për muajin shkurt, pagesa do të duhet të bëhet në muajin mars, por problemi që ne kemi si organizatë joqeveritare është që shuma që ndahet për racionet ushqimore është tejet e ulët, në raport me inflacionin e çmimeve të ushqimeve që është rritur në vendin tonë. Pra studentëve u lëshohet çdo muaj rreth 2400 denarë sepse 120 denarë në ditë, aq u takon, dhe është shumë e ulët krahas inflacionit”, deklaroi Blendi Hodai, Forumi për ndryshime në Arsim.

    Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se pagesat për racionet ushqimore studentët do t’i pranojnë këto ditë, ndërsa një rritje e mundshme eventuale mund të ketë pas analizave të bëra me Ministrinë e financave. Ai thotë se modeli i ri i shfrytëzimit jep hapësirë për rritje, por një gjë e tillë nuk pritet në këtë vit akademik.

    “Aktualisht ne kemi buxhetin e sjellë të këtij viti, kemi mjetet e siguruara që plotëson nevojën dhe kërkesën për muajt e paraparë që merret racion studentorë, në vlerën e cila ka qenë paraprake, në propozim ligjin e ri diskutohet me analiza me ministrinë e financës të shohim sa do të jetë mundësia, por modeli I shfrytëzimit do të jep mundësi për rritje, për arsye se tash po shfrytëzohet në formë të ndryshme, jo në qëllimin e racionit studentor”, u shpreh Jeton Shaqiri, Ministër I Arsimit dhe Shkencës.

    Modeli i ri pritet të fillojë nga viti i ri akademik ndërsa i njëjti parash që studentët të munden të shfrytëzojnë kartela përmes së cilave do të merrnin zbritje nëpër objekte hotelierike, të cilat paraprakisht do të kenë marrëveshje me MASH. 

    Lajmi Paraprak

    “Djali i Talat Xhaferit pa fakultet, prokuror”

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i azilkërkuesve në BE nga Maqedonia e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë