Sulm kamikaz në një xhami të Pakistanit, 20 ​​të vdekur dhe 96 të plagosur (Video)

    Një kamikaz ka kryer sulm vdekjeprurës brenda një xhamie në Peshawar në jugperëndim të Pakistanit, duke aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese.

    Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën të paktën 20 persona dhe 96 tjerë janë plagosur, ka bërë të ditur policia pakistaneze, transmeton Telegrafi.

    Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz tha Saddique Khan, zyrtar i lartë i policisë në Peshawar i cili foli edhe për numrin e viktimave.

    Talebanët e Pakistanit janë akuzuar shpesh për sulme të ngjashme kamikaze në të kaluarën.

    Kamikazi kishte aktivizuar jelekun me eksploziv derisa rreth 150 besimtarë përfshirë shumë policë, po kryenin ritet brenda xhamisë. Nga ky sulm është shembur kulmi i xhamisë, që lëndoi shumë persona.

    Ekipet e shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat që kanë ngecur nën rrënoja, pasi është shembur kulmi i xhamisë.

    Peshawari është qyteti kryesor i rajonit Khyber Pakhtunkhwa që kufizohet me Afganistanin, dhe konsiderohet si “cak” i sulmeve të militantëve.

    Lajmi Paraprak

    Rregulla për prindërit e rinj – si t’ia dalësh pa pasur shumë ankth!

    Lajmi i rradhës

    Shqipëri, çdo ditë dy divorce! Pandemia dhe izolimi ndikuan negativisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë