Sulmuan këshilltarin komunal në qendrën e votimit në Pozheran — arrestohen dy persona

    Kryetari i fshatit Pozheran në qytetin e Vitisë, Ilir Zuka, i cili është edhe këshilltar komunal, dyshohet së është sulmuar nga persona të panjohur deri sa ka qenë në shoqëri të vëzhguesve të Komisionit Evropian.

    Dy personat e dyshuar për sulmin ndaj tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Lajmin per Kallxo e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan.

    “Mund të ju them se nuk lidhet me proces zgjedhor, dy persona janë arrestuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si sulm”- tha Hashani për KALLXO.com më 09.02.2025.

    Ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës “Kongresi i Manastirit” e cila po shfrytëzohet si qendër votimi në Pozheran

    Lajmi Paraprak

    Shekulli antisocial

    Lajmi i rradhës

    Linja telefonike për paraqitjen e korrupsionit, ende jashtë funksionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë