Sveçla: nuk duhet të lejojmë që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla sot në takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski në Shkup derisa komentoi rastin e arrestimit të Burim Ramadanit tha se nuk duhet të lejohet që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.

    I pyetur se pse kërkon që Ramadani të mos ekstradohet në Serbi, ndërsa Kosova nuk i dorëzon Maqedonisë së Veriut dy personat e dënuar për terrorizëm, Sveçla u përgjigj se për ekstradimin e dy personave në fjalë është e udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë.

    “Për rastin e të cilët pyetët është udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë. Për rastin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit tonë për rastin e njëjtë është deklaruar vetë gjykata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë se ne jemi të gatshëm që të punojmë si dy vende mike”, tha Sveçla. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Filkov nënshkroi kërkesën për ekstradim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

    Lajmi i rradhës

    Pse Trepça po përballet sërish me vështirësi financiare?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë