Kryeministri i vendit, Hristijan Micksoki në një dalje për media foli edhe për tabelat e vendosura pa gjuhën shqipe. Mickoski tha se nuk e di cili institucion është përgjegjës, por shtoi se është plan për destabilizim, përcjell Nistori.
“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politikë që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë”.
Sipas kryeministrit, ata tani janë të frikësuar sepse ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin, por nuk kanë sukses. /Nistori/