-Jo, as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie, tha kreu i ASH-së Arben Taravari. I pyetur nëse do ta braktisë koalicionin VLEN në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale, Taravari tha se janë dy opsione.
“Jo, shihni, ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale, e kam thënë. Një është që të shkojmë VLEN-i së bashku, që kam thënë se unë dëshiroj të jetë ashtu, e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale, si Aleancë për Shqiptarët“, deklaroi mes tjerash Taravari.