Taravari: është koha për president shqiptar

    Arben Taravari edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën për president të RMV-së. Në sheshin e Gostivarit bashkë me liderët e LEN, Taravari tha se ka ardhur koha që vendi të ketë një president shqiptar.

    “Me propozim të Aleancës për Shqiptarët dhe mbështetje të Lëvizjes Europiane për Ndryshim sot para jush prezantohem si kandidat për president të vendit . Është privilegj të kem besimin e kaq shumë faktorëve  dhe është privilegj të jem i zgjedhur dhe i besuari i tyre. Është mision të jem zëri i juaj. Pres me respekt votën e çdo njërit nga ju. Vendit i ka ardhur që të ketë një president shqiptar, jo teknikisht por realisht. I uroj çdo kandidati sukses dhe qoftë kjo një fushatë frymëzimi, europianizimi dhe triumfi”, tha Taravari.

    Taravari shprehet i bindur se do të shkojë në raundin e dytë. Ai përmendi zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Kur në Amerikë u zgjodh një president me ngjyrë, pse në Maqedoni të mos ketë një president shqiptar, tha Taravari.

    “Së bashku analizuam dhe sollën vendim, se  shumë është me rëndësi 24 prilli kur ne sigurt do të shkojmë në raundin e dytë, dhe ka indicie për rezultat të mirë. Në Amerikë kur ndodhi që një preson me ngjyrë të fitojë në zgjedhje pse mos mundet edhe në Maqedoni pas 30 viteve demokraci mos të fitojmë përkrahjen   para se gjithash nga shqiptarët, më pas edhe nga boshnjakët, romët dhe maqedonasit. Unë jam shumë i bindur se do të fitojmë vota më shumë se sa presim”, pohoi Taravari.

    Taravari do të qëndrojë  në krye të komunës së Gostivarit. Tha se nëse zgjidhet president do të japë dorëheqje, në të kundërtën do të vazhdojë të menaxhojë me komunën. Për kandidaturë, Taravarit i duhen 10 mijë nënshkrime, për çka tha se do të mblidhen brenda 2 ditëve, nga momenti kur do të marrin dritë jeshile nga KSHZ-ja. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale

    Lajmi i rradhës

    Njohësit e arsimit: skandaloze zgjidhja e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë