Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin Daily Click në TV21 theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe, përcjell Nistori.
Taravari: “Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
TV21: Në tërë territorin e Maqedonisë?
Taravari: Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe.
Ndryshimet kushtetuese, Taravari: na jepni një vit
Taravari foli edhe për ndryshimet kushtetuese. Ai kërkoi 1 vit për ndryshimet kushtetuese, edhe pse në fillim të formimit të qeverisë së re mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN pati deklaruar se për 6 muaj do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Mes tjerash, ai theksoi se koalicioni VLEN do të iniciojë që sa më shpejtë të bëhen ndryshimet kushtetuese. /Nistori/