Taravari kundër Fetait dhe Sulejmanit – kush e ndjek vërtet rrugën e Arbën Xhaferit?

    Arben Taravari përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka komentuar video-mesazhin e Arben Fetait. Taravari mes tjerash shkruan se “Rruga e dinjitetit nuk kalon duke lënë partinë për një kolltuk ministri”, shkruan Nistori.

    “Rruga e Arbën Xhaferrit nuk kalon nga Qeveria që të quan 20%.Rruga e Ndryshimit nuk kalon duke kërcënuar me burgje shqiptarët! Rruga e Ndryshimit nuk kalon duke shitur pozitën e deputetit për të shkuar ambasador n’Arabi. Rruga e Dinjitetit nuk kalon duke lënë partinë për një kolltuk ministri”, ka shkruar Taravari.

    Ndryshe, zv.kryeministri Arben Fetai, kuadër i lartë i ASh-së së Taravarit u prononcua pas disa ditësh pritjeje dhe spekulimesh. Ai thotë se një vit më parë morën një vendim të guximshëm, t’i prijnë ndryshimit kurse sot një vit më vonë, kanë po të njëjtin guxim. Fetai në një video mesazh siguron anëtarësinë se rruga e ASh-së nuk kalon ka Ahmeti.

    Edhe Salim Sulejmani, një nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët (ASh) krahu i Arben Taravarit dhe bartës i listës për Strugë në koalicionin VLEN, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet partiake dhe nga posti i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë publike, Sulejmani shprehu zhgënjimin e tij për devijimin e ASh-së nga parimet e saj themelore dhe afrimin me BDI-në në prag të zgjedhjeve lokale, duke e konsideruar këtë veprim si shkelje të besimit të qytetarëve dhe të angazhimit të tij politik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vedat Ademi nuk ka vdekur nga alergjia – çfarë zbuloi autopsia?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë