Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

    Arben Taravari në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari bashkë me deputetët Halil Snopçe dhe Mimoza Musa realizoi takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu dhe me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu.

    Siç njoftojnë nga kabineti i Taravarit, në takim palët u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që tashmë janë miratuar dhe pavarësisht se në dy vendet ekzistojnë qarqe që nuk pajtohet me ato marrëveshje, zbatimi i tyre duhet të jetë i obligueshëm.

    “Kryetari Arben Taravari potencoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Qeveria e re do të japë maksimumin për rrugëtimin evropian të vendit si dhe përforcimin e raporteve me Republikën e Greqisë si partner shumë i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve rrezikon pavarësinë e gjyqësorit

    Lajmi i rradhës

    Vitin e kaluar është ulur vdekshmëria me më shumë se 10 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë