Taravari: ne e kemi legjitimitetin e votave shqiptare

    Arben Taravari në tubimin në Shkup gjatë fushatës zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    I ftuar në Klan Debat, Arben Taravari nga VLEN tha se ata e kanë legjitimitetin dhe se BDI e ka vendin në opozitë dhe se do t’i bëjë mirë.

    “Dukej si një teatër, njëjtë si ajo ngjarja kur zgjidheshin njëri kryetar kuvendi, tjetri deputet, etj.. Këto deklarata do t’i bëjnë për t’i mbajtur votuesit, mirëpo kështu e ka opozita, sepse u bën pak telashe. Ahmeti është njeri i mençur, i urtë ndaj nuk e preferoj të përdor ai një fjalor të tillë, të vrazhdë. Ali Ahmeti nuk e ka hallin te opozita, mirëpo te lufta që po vjen kundër krimit dhe korrupsionit, ndaj dhe do të kërkohet përgjëgjësi prej tyre. Opozita do t’iu bëjë mirë, dhe do të garojnë në zgjedhje lokale si opozitë”, deklaroi Taravari.

    Taravari tha se VLEN ka 95 për qind të votave shqiptare, ndërsa vetëm 5 për qind nga komunitetet e vogla.

    “Ne e kemi legjitimitetin e votave shqiptare. BDI legjitimitetin në vitin 2016 e ka marrë me 80 miië vota. Vetëm Partia Demokratike Turke ka 17-18 mijë vota, boshnjakët dhe romët nuk kanë shumë, pra TDP e ka bërë diferencën. Edhe në VLEN nuk janë votat e pastra krejt shqip, ndoshta 5 përqind ishin të pakicave, mirëpo 95 përdind janë vota shqiptare”, tha Taravari

    Taravari tha se fituesin e zgjedhin qytetari dhe se sipas tij VLEN kanë legjitimitetin.

    “Qytetari e përcakton fituesin. Në Maqedoni ka 210 mijë votues aktiv, prej tyre VLEN ka 107 mijë vota, ndaj kjo më jep kredibilitet. BDI i ka fituar zgjedhjet sepse vetë i ka organizuar zgjedhjet, për herë të parë do të garojnë në zgjedhje lokale si opozitë dhe do të shohim se si do të ia dalin. Parlamenti dydhomësh e idetë e tjera janë deklarata të Ali Ahmetit por pse nuk u bë që 22 vite në pushtet? Cdo veprim i Frontit Europian do të ketë edhe një reagim nga ana jonë. Një herë e cuam Gruevskin në opozitë, tashmë e cuam edhe Ali Ahmetin”, tha Taravari.

    Taravari për ndryshimet kushtetuese u shpreh se do të bëhen, mirëpo është procedurë që kërkon kohë.

    “Unë kam bërë negociata me Ali Ahmetin në nëntor që nuk do të ishte mirë të hyjmë në qeveri e cila nuk është pro-europiane. Nuk ka rëndësi nëse e kemi nënshkruar se jo, lenë ti ka thotë Arsim Zekolli që qenka e deponume në Ambasadën e SHBA-vë, ai është rast për në psikiatri. Ne jemi garancë në këtë qeveri që Maqedonia e Veriut do të mbaj kursin pro-eurpian, ndaj edhe me VMRO-në e kemi biseduar. Në qershor kemi zgjedhje, kemi zgjedhje në BE e në SHBA, edhe në shtator mund të bëhen, me rëndësi është që vendi t’I bën ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.

    Ai tha se nuk duan kufizime kohore por punët e nisura do të kryhen.

    “Do të mundohemi të bëhen ndryshimet kushtetuese sa më herët, mos na kufizoni neve me gjashtë muaj, kur e keni prit Ali Ahmetin 20 vite për NATO apo për rrugën Shkup-Bllacë”, deklaroi Taravari. 

    Taravari: partitë shqiptare të Frontit Europian do të shkrihen në BDI, ndjej keqardhje për Ziadin Selën

    Taravari potencoi faktin se po të mos ndahej ASh-ja para zgjedhjeve, ndoshta sot VLEN do të kishte dhe 10 mijë vota më shumë me Ziadin Selën.

    “Më vjen keq kur e shoh se si një politikan që 10 vite e ka kritikuar Ali Ahmetin dhe BDI-në, si Ziadin Sela sot është gjithmonë pranë Ali Ahmetit. Për aq sa kemi bashkëpunuar me z.Sela e kemi dëgjuar e kemi besuar, mirëpo ua garantoj që nëse z.Sela do të ishte më ne në këto zgjedhje do të kishim ndoshta 10 mijë vota më shumë”, tha Taravari.

    Taravari beson se partitë shqiptare që janë pjesë e Frontit Europian do të shkrihen në BDI, mirëpo jo partitë turke apo partita boshnjake ose rome. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: BDI është fajtore që nuk arritëm ta kemi presidentin e parë shqiptar

    Lajmi i rradhës

    23.6 milionë euro për pesë muaj nga pikat pagesore në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë