Taravari nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me “Gjoka Construction”

    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp njoftoi se nuk do të nënshkruhet marrëveshja me “Gjoka Construction”, kompaninë shqiptare që duhej të menaxhonte parkingun në Qendrën Klinike në Shkup.

    Taravari tregoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione tjera për menaxhimin e parkingut.

    “E para është që Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” të ndërtojë garazhe dykatëshe dhe t’i menaxhojë ato dhe e dyta është që Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qendrën Klinike ta bëjë këtë”, tha Taravari.

    Mediat raportuan javën e kaluar se operatori privat nga Shqipëria, Gjoka Construction, ishte e vetmja kompani që iu përgjigj thirrjes për partneritet publik-privat. Nëse e fitonin kontratën do të duhej të investonte në garazhe në kate, por çmimi i parkingut do të ishte 50 denarë për orë, në vend të 30 sa është tani, ndërsa në këmbim do t’i transferojë shtetit vetëm 1 për qind nga të hyrat vjetore.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Makraduli: i patolerueshëm presioni ndaj anëtarëve të këshillit gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë