Taravari: nuk është në rregull nëse pengon emri i kompanisë që fitoi tenderin për parkingun ‘Nënë Tereza’

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Qeveria nuk tregon nëse në seancën e ardhshme do të nis shqyrtimin e procedurave për parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Nga ekzekutivi thonë se për parkingun nuk ka marrëveshje.

    “Qeveria nuk mund ta publikojë marrëveshjen për arsye se nuk ka marrëveshje për parkingun në Qendrën Klinikë “Nënë Tereza”. Vendimet e marra nga kjo Qeveri janë gjithmonë rezultat i respektimit të rreptë të rregulloreve ligjore dhe transparencës. Për çdo projekt që zbaton Qeveria, ne udhëhiqemi vetëm nga interesat e qytetarëve”, thonë nga Qeveria.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se parkingun në kate e kanë premtuar si Qeveri. Por thotë se është çështje tjetër nëse ndokujt i pengon emri i kompanisë që ka fituar tenderin.

    “Se klinikës i duhet garazhe në kate kjo është e pa diskutueshme, njerëzit vijnë dhe harxhojnë nga 30 deri në 60 minuta deri sa të gjejnë vend për parkim. Kjo është diçka që e kemi premtuar si qeveri, tani nëse dikujt i pengon emri i kompanisë mendoj se nuk është në rregull. Megjithatë, për mua ka shumë domethënie zëri i qytetarëve, dhe në bazë të kësaj do e shohim, do e vlerësojmë si qeveri dhe si ministri e shëndetësisë, a ta vazhdojmë procesin apo të kthehemi në fillim që edhe një herë të shpallim tender për garazhe në kate”, u shpreh Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

    LSDM akuzon Mickoskin dhe Taravarin se janë zënë në gënjeshtër me deklarata kontradiktore për garazhet në kate.

    “Si është e mundur që Taravari të pretendojë se kontrata do të jetë 7-8 vite me arsyetimin se më pas Qendra Klinike nuk do të jetë aty, kur kemi deklaratë nga kryeministri Hristijan Mickoski i cili ka thënë se nuk do të ketë Qendër të re Klinike. A po mundohet Taravari me këtë ta zvogëloj dëmin, dhe të zbusë reagimet e publikut më synimin që këtë marrëveshje ta çojë deri në fund”, tha Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

    LSDM kërkon të publikohet shpallja e tenderit për ndërtimin e parkingut, si dhe transparencë të plotë nëse marrëveshja me kompaninë “Gjoka Construction” është përgatitur paraprakisht. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria thotë se po angazhohet për BE, opozita: agjenda europiane është varrosur

    Lajmi i rradhës

    Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë