Taravari për kritikat e Ahmetit: 22 vjet ishe në pushtet, s’ndërtove asnjë rrugë që lidhë Maqedoninë me Kosovën!

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë iu është përgjigjur edhe kritikave të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

    Taravari tha se Ahmeti për 22 vjet ka qenë në pushtet, ndërkaq nuk e ka ndërtuar asnjë rrugë që e lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

    “Ali Ahmeti 22 vjet ka qenë në pushtet dhe nuk e ka ndërtuar as një rrugë që e lidhën Kosovën, apo Shkupin me Prishtinën apo Tetovën me Prizrenin. Tash bisedojmë për tri akse rrugore: për hekurudhën Prishtinë – Shkup, për rrugën Shkup – Bllacë – Prishtinë dhe për rrugën Prizren – Tetovë”, tha Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Më shumë se 800 milionë diabetikë në botë, pothuajse 60 për qind nuk trajtohen

    Lajmi i rradhës

    Shkupi, Tetova dhe Kumanova me ndotjen më të madhe të ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë