Taravari premton se deri në fund të 2024 do të rregullohen ashensorët në spitalin e Tetovës

    Spitali Klinik i Tetovës është një ndër Spitalet kryesore në vend pas dy spitaleve kryesore në Shkup. Megjithatë, që kur është shpallur si Spital Klinik diku më vitin 2008, megjithatë ky spital ende nuk ofron shërbime për të gjitha nevojat që kanë qytetarët e rajonit të Tetovës dhe rrethinës. Shumë pacient për sëmundje më të rënda drejtohen në Spitalet  e Shkupit ose ato private. Së fundmi disa prej ashensorëve nuk punojnë, ndërsa intervenimet e fundit kanë qenë në infrastrukturë kurse shërbimet brenda ende lënë për të dëshiruar.

    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, premton se deri në fund të vitit do të rregullohen ashensorët në Spitalin Klinik të Tetovës.

    “Sa i përket ashensorëve, jo që ata nuk do të vendoseshin më herët, por janë çështje të procedurave, sepse pas përfundimit të tenderimit, ka pasur ankesa nga kompanitë që kanë konkurruar dhe derisa të përfundojnë këto procedura do të marrë kohë, por unë jam optimist se deri në fund të këtij viti do të vendosen ashensorët”, thotë Taravari.

    Njëra zgjidhje është që mjekët nga Shkupi një herë në javë të vijnë në Tetovë dhe të mos maltretohen pacientët të udhëtojnë në Shkup.

    “Një zgjidhje është që disa koleg (mjek) që punojnë në Shkup, njëherë në javë, apo dy herë në javë, të qëndrojnë në spitalet në qytetet tjera të vendit dhe të mos lodhen pacientët që të udhëtojnë deri në Shkup.Shpresojmë se kjo do të ishte një zgjidhje adekuate për momentin”, sqaron ministri Taravari.

    Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, vërshimet e fundit kanë shkaktuar shumë probleme në këtë spital. Fatmirësisht aparatura nuk është dëmtuar. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës dhe premton se do të intervenohet në këtë spital. Gjatë kësaj vizite Taravari premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit me përmbytjet e shpeshta që përsëriten pas çdo reshje në këtë spital. “Intervenimet duhet të bëhen në pjesën e parandalimit të vërshimeve. Sepse fatmirësisht kemi aparatura që kushtojnë miliona euro dhe është e papranueshme që të dëmtohen dhe pastaj të blihen sërish. Prandaj, mendojmë që më së miri është që të investohet në parandalimin që mos ketë vërshime në spital dhe me këtë të mbrohet aparatura”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

    Ai shpreson se aparatet e radiologjisë të kenë shpëtuar nga uji që vërshoi ditë më parë. Taravari premtoi edhe investime të reja në spitalin klinik të Tetovës, si në aparaturë për sallat e operacionit, po ashtu edhe në kuadër të ri, që në spitalin klinik të Tetovës janë në deficit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Njeriu dhe “xhaketa e kohës”

    Lajmi i rradhës

    Studentja e UT-së u shpërblye me çmimin e parë në Garat ndërkombëtare të muzicientëve të rinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë