Deri në zgjedhjet lokale sigurisht që nuk do të ketë shkrirje të Vlenit dhe pas tyre mund të ndodhë shkrirja e mundshme e të katër partive në një parti, tha për Radion Evropa e Lirë lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai ka paralajmëruar ankesë në Apel pas vendimit të gjykatës së Tetovës se kush është kryetar i ASh-së. Sipas tij, rëndësi ka kush i ka anëtarët, jo n çka do të thirret, përcjell Nistori.
REL: përmendët zgjedhjet lokale, a ka tashmë diskutime, ka propozime për kandidatët e Vlenit për zgjedhjet lokale? Në cilat qytete po mendoni të kandidoni për kryetar komune?
Taravari: sigurisht që tashmë po flitet dhe ne po bëjmë sondazhe të caktuara për emra të caktuar. Në shumicën e komunave, ku shumica, pra ka mundësi që shqiptarët të fitojnë, ka më shumë shqiptarë, po mendojmë për kandidatët potencial. Mirëpo, shpresoj që nga fundi i marsit të dalim me propozime se cilët do të ishin kandidatët tanë në komuna të caktuara për kryetarë të ardhshëm.
REL: a do të garojnë sërish si koalicion apo do të shkoni e vetëm si parti në garë?
Taravari: jo, në shumicën e komunave urbane shpresoj që të kemi kandidatë unik, natyrisht. Në komunat rurale, ndoshta, ata mund të shkojnë, nëse janë tre kandidatë të mirë, kështu që po, për listat e këshilltarëve, ne ende jemi duke menduar dhe analizuar. /Nistori/