‘Të fortët’ në trotuar! Kërçova mbytet nga uzurpimi i hapësirave publike

    Uzurpimi i tokës shtetërore është bërë një fenomen i bezdisshëm për qytetarët. “Të fortët” zaptojnë hapësira publike pa e vrarë mendjen se pengojnë lëvizjen dhe rrisin kaosin nëpër qytete. Të tilla raste ka mjaftueshëm në Kërçovë, si qytet ashtu edhe nëpër fshatra. Bëhet fjalë për nxjerrjen e tavolinave të lokaleve në trotuare, uzurpim nga ndërtesat, uzurpim nga bizneset të cilat me dyqanet e tyre kanë dalë në trotuare e rrugë. Nga zyra e Avokatit të Popullit në Kërçovë thonë se në nivel shtetëror janë rreth 110 raste te denocnuara, ndërsa në Kërçovë 20 raste gjatë vitit 2024.

    “Sa u takon parashtresave të cilat kanë të bëjnë me problematikën në qytetin e Kërçovës shpesh herë hasim me mbindërtim ose ndërtesa pa leje nëpër pronat shtetërore, konkretisht nëpër trotuare, zgjerimin e ndërtesave të ndryshme të atyre afariste ose private, shfrytëzimin e trotuareve që është një gabim i madh nga ndërtuesit sepse është pronë publike në interes të qytetarëve”, tha Ylber Rufati.

    Me këtë problematikë më shumë merret zyra e Avokatit për mbrojtje të Pronës shtetërore. Nga atje na kofirmuan se ka shumë raste të paraqitura dhe po punohet për të njëjtat.

    “Në periudhën 2022-2025, në zyrën e Avokatit shtetëror në Kërçovë u ngritën 24 raste që lidhen me uzurpimin e tokës shtetërore në procedurë parandaluese dhe 33 raste të aderimit sipas detyrës zyrtare dhe mbi bazën e raporteve të palëve, ose gjithsej 57 raste”, tha Stanko Kitanovski.

    Nga Avokati i Shtetit thonë se në këto procedura, megjithëse toka është në pronësi të RMV-së, ka kompetenca të ndërthurura për shkak të decentralizimit me komunat, por duhet theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë në këtë fushë për të shtypur këto fenomene nuk është në një nivel të kënaqshëm dhe ka vend për përmirësim dhe koordinim të mëtejshëm në një nivel më të lartë.

    Së fundmi, duke mos pasur besim tek institucionet, shumë qytetarë i janë drejtuar edhe redaksisë së TV21 me denoncime për uzurpime ose të raste të ngjashme.

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme

    Lajmi i rradhës

    Cilat ilaçe nuk duhet të ndaloni papritur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë