Të rinjtë ikin nga Maqedonia çdo ditë e më tepër, vendi po përballet me mungesën e fuqisë punëtore

    Fotografi ilustruese e një lokali që po kërkon punëtor

    Ndërkohë që të rinjtë ikin jashtë vendit, Maqedonia e Veriut çdo ditë e më shumë po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, ndërsa afishet me mbishkrimin “Kërkojmë punëtorë” mund të shihen pothuajse në çdo cep të vendit. Punëdhënësit vështirë gjejnë punëtorë, thonë se të rinjtë nuk janë të kënaqur me pagat që u ofrohen këtu.

    “Nuk duan të punojnë shkurt, ju duket rroga e vogël, mendojnë se jashtë shtetit rrogat janë më të mëdha, puna është më e lehtë. Përkundrazi punët e rënda I kanë atje, ata punët e veta I bëjnë vetë. Kemi disa punëtorë, ka disa që janë largu kanë shkuar në Gjermani”, tha një qytetar.

    “Të rinjtë shkojnë jashtë shtetit, nuk janë të kënaqur nga pagat këtu, me këtë shtrenjtim dhe gjithçka që ndodh këtu, ushqim, dhe të gjithë ikin jashtë të rinjtë dhe nuk ka punëtorë…. E shihni se tani të gjithë I mbyllin dyqanet, vetëm shiten ose jepen me qiran ë të gjithë qytetin, kudo që të shihni, shkruan jepet dyqani, domethënë nuk ka punëtorë, nuk ka punë më”, shtoi një tjetër.

    Të dhënat e Agjencisë për Punësim  thonë se për momentin rreth 11 mijë persona janë kërkues aktiv të punës, ndërsa në anën tjetër janë 8400 vende të lira pune për të cilat kërkohet punëtorë. Drejtori i Agjencisë, Bekim Murati, thotë se në treg kërkohen punëtorë të të gjitha profesioneve, por më së shumti ka mungesë të kuadrit në pjesën e IT-së.

    “Tregu i punës në Maqedoni thjesht kërkon çdo profesion, me përgjegjësinë më të madhe mund të them se duke filluar nga kamarier deri tek inzhenier të IT-së, por ajo që dëshiroj të potencoj është se ne realisht shumë shpejt do të ballafaqohemi me mungesë të kuadrit në pjesën e IT-së…Mund të them se në tregun tonë mungon edhe profesorë dhe arsimtarë nga shkencat natyrore..”, tha Bekim Murati, Drejtor i Agjencisë për Punësim

    Nga Agjencia sqarojnë se nëse një kërkues aktiv i punës, tre herë refuzon një ofertë, ai në bazë të ligjit largohet nga sistemi dhe në 12 muajt e ardhshëm nuk mund të paraqitet në entin për punësim si person i papunë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SANKSIONET AMERIKANE | Askush nuk do të mund të shpëtojë

    Lajmi i rradhës

    Mantel bardhët në protesta – shkak vonesat e pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë