Të rinjtë në RMV me sëmundje të mushkërive, shkak duhani!

    Vetëm për një ditë rreth 50 pacientë duhanpirës vizitojnë Klinikën e Pulmologjisë. Këtë e konfirmoi doktori Zekirja Shaini, i cili shpreh shqetësim ngase ka pacientë që janë shumë të rinj. E kur u rekomandon që ta lënë duhanin, ata përgjigjen se nuk munden, thotë Shaini.

     “Që në moshën e hershme kemi pacientë të diagnostifikuar me sëmundje të mushkërive, ku edhe shkaktar është duhanpirja. Me keqardhje them se çdo pacienti që ne i preferojmë që ta lë duhanin, përgjigja e tij është ‘jo nuk mundem’. Prandaj vlerësoj se duhet të organizohen ligjërata për pacientët për atë se çfarë shkakton pirja e duhanit”, tha Zekirja Shaini – pulmolog.

    Duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundjeve respiratore, të mushkërive dhe zemrës tregon pulmologu Shaini.

    “25% e vdekjeve në Botë gjatë një viti janë nga duhanpirja. Duhanpirja zhvillohet në mënyrë aktive – kur njeriu e pi vetë duhanin, mënyra passive – njerëzit që e rrethojnë thithin tymin e duhanit dhe mënyra e tretë e pirjes së duhanit është kur ne me rrobat që qëndrojmë në lokale ku pihet duhani dhe me të njëjtat shkojmë në shtëpi edhe ajo është një mënyrë që dëmton indirekt fëmijët në shtëpi, të cilët nuk kanë kurrfarë faji që të thithin tymin e duhanit dhe nikotinën, që ngelet nëpër rrobat e tona”, pohoi Zekirja Shaini – pulmolog.

    Mirëpo nëse do të vazhdohet të konsumohet duhani në tarracat e mbyllura të lokaleve pritet të shihet në fund të janarit, kur edhe do të sillen masat anti-duhan nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Deklarata do të nënshkruhet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në një ngjarje ku do të marrë pjesë drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge gjatë vitit 2024. Deklarata do të thotë se ne do të luftojmë të bashkuar për të vendosur masa për të reduktuar përdorimin e duhanit nga qytetarët tanë.

    Një nga qëllimet është eliminimi i ekspozimit pasiv ndaj duhanit, nikotinës dhe produkteve jonikotinike në të gjitha vendet e mbyllura publike, vendet e punës dhe transportin publik deri më 20 dhjetor 2025”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Kritika për duhanin Maqedonia e Veriut ka edhe në raportin e Komisionit evropian për vitin 2023.

    “Nuk është bërë përparim në kontrollin e duhanit. Megjithëse strukturat institucionale dhe ligjore janë në përputhje të gjerë me rregulloren e BE-së për pirjen e duhanit në vende publike, ato nuk zbatohen sistematikisht dhe ende tolerohet, gjerësisht nuk sanksionohet, veçanërisht në restorante dhe objekte të tjera, madje edhe në disa zona të mbyllura. Maqedonia e Veriut nuk e ka ratifikuar ende Protokollin për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian 2023.

    Përndryshe sipas analizës së Analytico, në vendin tonë adoleshentët fillojnë më shprehin e të pirit duhan nga mosha 13 vjeçare. Sipas OBSH-së, më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, shumica e tyre në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: partizimi është kancer i shoqërisë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Futja në listën e zezë nuk i bën përshtypje Merkos dhe Angjushevit të drejtojnë komunë apo të bëjnë biznes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë