Temperaturat e larta / Qytetarët nuk respektojnë rekomandimet nga mjeku

    Edhe pse termometri në Shkup ka kaluar 40 gradë Celsius, kjo nuk i ka penguar qytetarët të dalin nëpër rrugë e sheshe. Vapës përvëluese i janë shtuar edhe rrezet e forta të diellit dhe asfalti i nxehtë, por për disa, jeta vazhdon normalisht.

    Disa pranojnë se mezi po e përballojnë, por shpesh janë të detyruar të dalin edhe gjatë periudhës, që nuk është e rekomandueshme.

    Anketë me qytetarë

    “  Deri në 11 kemi punuar, më shumë s’na lejojnë.
    ”-çka punoni ju?
    -Ndërtimtari.

    “Mundohemi të mos lëvizim, megjithatë çfarë duhet të përfundohet, duhet të përfundohet..

    “Më të rëndë e kemi ne kamarierët, plus temperaturat e larta… 00:31 Skara më së shumti e rrit temperaturën.”

    Ndërsa për disa dielli është “armik”, për disa të tjerë është thjesht pjesë e përditshmërisë verore.

    “Nxehtë është, por mirë është për shëndet.

    “Të tregoj të drejtën, unë jam peshkatar, kam dal për qejf, rreth ujit, më fllad pak, i shoh duke zënë peshk.
    -Sa po ju pengojnë këto temperatura, si po e menaxhoni?
    -Jo nuk na pengojnë, jemi mësuar, jemi mësuar kështu me jetu. ”

    Mjekët ndërkohë apelojnë për kujdes të shtuar, të shmanget dalja në periudhën mes orës 11:00 dhe 17:00, të pihet sa më shumë ujë dhe të përdoren rroba të lehta./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

    Lajmi i rradhës

    Në muajt e verës, çerdhet janë pothuajse të zbrazura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë