Temperaturat e larta përvëluese kanë shtuar numrin e kontrolleve në mjek. Më së shumti kërkojnë ndihmë fëmijët dhe të moshuarit. Mjekja Safjane Bellçishta thotë se ditëve të fundit si më problematik janë personat që vuajnë nga astma. Sipas saj, i nxehti tek ata ndikon duke vështirësuar frymëmarrjen, dhe patjetër duhet ndërhyrje me medikament.
“Te personat me sëmundje të asmës kemi shumë probleme me ata se tek ata dehidrimi ndikon, ose temperatura e lartë ndikon që frymëmarrjen e kanë shumë të ngadalshme, nuk mund të marrin frymë, kanë një shpejtim të zemrës dhe nuk mund të marrin frymë. Ata janë të detyruar të vijnë tek ne që ne tu japim terapi që t’ia rregullojmë sistemin e frymëmarrjes. Më tepër shkohet me terapi ambulantore te ata persona dhe u rekomandojmë që ta marrin terapinë e duhur që kanë pompat për astmën”, deklaroi Safjane Bellçishta, mjeke.
Për shkak të kequshqyerjes dhe qëndrimit nën kondicioner ka bërë që shumë qytetarë të ankohen nga diarreja dhe e vjella.
“Këtyre temperaturave u është bashkangjitur, se rrinë ndër kondicioner apo pijen sende të ftohta apo ndonjë ushqim të kontaminuar mund të kenë pacientët, bark qitje, kanë diarre, që më pas patjetër të intervenojmë ne me medikamente të ndryshme. Preferohet që prindërit të kenë kujdes që kur të udhëtojnë të marrin për vete apo për fëmijët preparate kundër vjelljes, preparate pribiotik dhe të konsumojnë më tepër pemë gjatë stinës së verës”, tha Safjane Bellçishta, mjeke.
Mjekët apelojnë që në këto ditë të nxehta qytetarët të vishen me rroba më të lehta dhe konsumimi i ushqimeve të freskëta. /Alsat/