Tensionet në veri që po shoqërohen me dezinformata nga media serbe (Video)

    Qeveria e Kosovës “po përgatitet për përndjekjen e serbëve nga veriu” dhe “ka dërguar forca speciale” atje, pretenduan zyrtarët serbë pa sjellë ndonjë provë.

    Autoritetet në Kosovë i cilësuan si të rreme këto dhe disa informacione të tjera, që shpërndanë zyrtarët dhe mediat në Serbi.

    Ato u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të institucioneve. Këto shkëmbime vijnë në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë.

    Lajmi Paraprak

    Filloi viti shkollor edhe në shtëpinë korrektuese “Tetovë”, fëmijët e burgosur të gëzuar

    Lajmi i rradhës

    Një ish-kryetar komune në Shkup akuzohet për keqpërdorim detyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë