Tërheqja e pr/ligjit të FE-së për mbylljen e lojërave të fatit, Dauti: Gashi të mos bëhet mashë e VMRO-së

    Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti akuzon VMRO-në, për siç thotë ajo tendenca diktatoriale, pas largimit nga rendi i ditës së propozim ligjit të FE-së për lojërat e fatit. Dauti i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, që mos të bëhet mashë e VMRO-së, përcjell Nistori.

    “Si duket, ata që janë aq të vendosur në mbrojtjen e kësaj dukurie që shkatërron rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, sa që marrin të drejtën e deputetit jashtë procedurës, vetëm se t’i dalin në mbrojtje kësaj dukurie shkatërruese dhe të shëmtuar. I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, që të mos bëhet masha që do të mbrojë tendencat diktatoriale, shtypëse dhe të shëmtuara që po instalon VMRO-ja”, tha mes tjerash Dauti.

    Deputetja shtoi se propozim ligji mundëson largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet, dhe funksionimin si veprimtari vetëm në hotelet me 5 yje.

    Lajmi Paraprak

    Ndaj MPB-së është ngritur padi penale për kaosin e krijuar me dokumentet personale

    Lajmi i rradhës

    Aktakuzë ndaj Lupço Palevskit për rrëmbim dhe vrasje të dyfishtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë