Tërhiqet përkohësisht Ligji për libra dhe materiale mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm

    Qeveria ka tërhequr përkohësisht nga procedura parlamentare Propozim ligjin për Libra dhe materiale mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm i cili mes tjerash parasheh digjitalizimin e librave. Sipas ekzekutivit, ky vendim erdhi pasi shumë individë, organizata dhe shoqata qytetare nuk arritën të japin propozimet e tyre rreth ndryshimeve të propozuara. Propozim ligji do të rikthehet në Kuvend pasi të përfundojë debati publik me konkluzione të pranueshme për të gjitha palët.

    Propozim-ligji për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm do të jetë përsëri në debat publik për përfshirjen e individëve, grupeve dhe shoqatave të qytetarëve të cilët deri më tani nuk kanë arritur të flasin dhe të japin propozimin e tyre ose propozime për miratimin e versionit më të mirë në interes të një procesi më të mirë arsimor”, thonë nga Qevria e Maqedonisë së Veriut.

    Tërheqja e ligjit nga procedura parlamentare e bën të pabazë edhe iniciativën e prindërve për mbajtjen e referendumit kundër ligjit të propozuar. Nëpërmes referendumit, prindërit që janë pjesë e kësaj iniciative synonin të pengonin digjitalizmin e librave.

    Sigurisht që do të ndërmarrim edhe një iniciativë që të veprojmë ndaj ndryshimeve në konceptin për arsimin fillor. Mirëpo, nuk është vetëm ajo, ka institucione të cilat mund të na ndihmojnë, madje do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese e cila do të konfirmojë sa shkelen të drejtat tona si prindër, sa shkelen të drejtat e fëmijëve, se punohet në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën”, tha Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

    Megjithatë, Ministria e Arsimit thotë se Koncepti i ri i arsimit do të zbatohet patjetër nga viti i ardhshëm shkollor. Pavarësisht se nuk u miratuan ndryshimet ligjore për tekstet shkollore, ky institucion tashmë po përgatit programe dhe materiale mësimore bazuar në Konceptin e arsimit të cilin e ka miratuar qeveria muaj më parë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV: Pensionimi në kuadrot shëndetësi dhe arsim do të jetë i mundur deri në moshën 67 vjeçare

    Lajmi i rradhës

    Problemi me mbeturinat në Tetovë nuk gjen zgjidhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë