Tetova nuk harron! 8 shtatori, tragjedia e spitalit modular që tronditi vendin

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Nata e tetë shtatorit të vitit 2021 u kthye në një natë zie për qytetin e Tetovës dhe gjithë vendin. 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë të shtruar në spital dhe dy të afërmit e tyre humbën jetën nga zjarri që bëri shkrumb e hi spitalin modular në Tetovë, për jo më shumë se 3 minuta. Spitali modular ishte i ngritur për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

    Ngjarja ngjalli reagime të shumta nga qytetarët, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet shtetërore, me premtime për drejtësi dhe përgjegjësi, por këto dy të fundit për familjarët e viktimave ende nuk kanë ndodhur.

    Kanë kaluar më shumë se dy vite që kur Prokuroria Publike ka njoftuar se po zhvillohet një hetim i dytë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për zjarrin në spitalin modular, por e njëjta është ende në procedurë hetimore. Hetimet deri më tani kanë treguar vetëm se zjarri ishte pasojë e një kablloje të zgjatur i cili kishte marrë flakë pas përdorimit të defibrilatorit tek njëri nga pacientët e shtruar.

    Ndërsa, në maj të 2024 Gjykata e Tetovës shpalli vendimin e rigjykimit për këtë rast, ku me nga një vit e gjashtë muaj burg u dënuan ish drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi dhe ish drejtori ekonomi Artan Etemi, ndërsa Spitali i Tetovës u gjobit me një milionë denarë. Ndryshe nga aktgjykimi i parë kur dënimi ishte i njëjtë me një vit e gjashtë muaj burg me kusht, kësaj here dënimi ishte pa kusht.

    Kujtojmë, se të akuzuarit nuk u akuzuan për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale. Besimi dhe Etemi u shpallën fajtorë për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ndërsa, nga fajësia është liruar mjeku, Boban Vuçevski i cili natën e kobshme ka qenë kujdestar.

    Si pasojë e kësaj, u dhanë dorëheqje nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë dhe zëvendësi, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani, si dhe drejtorët e spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi. Po, dorëheqja e Filipçes nuk u pranuar nga ish kryeministri Zoran Zaev.

    Në lidhje me rastin në kërkim të përgjegjësisë pati reagime të shumta, akuza, marshe dhe protesta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kur festat kthehen në turp, Shkupi mes mbeturinave në Ditën e Pavarësisë

    Lajmi i rradhës

    Përgjimet e paligjshme / Mickoski: po sulmohet demokracia, do të ketë përgjegjësi

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë