Tetovë, për një ditë pesë persona kafshohen nga qentë endacakë

    Gjendja me qentë endacak në Tetovë paraqitet shumë alarmante dhe shqetësuese për banorët. Vetëm gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë 5 persona kanë raportuar se janë kafshuar nga qentë endacak.
    ……
    Dje (13-mars) në orën 20:40, personi F.B. (46) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se djali i tij i mitur në rrugë “Jordan Zllatanovski” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
    …….
    Dyzet e katër vjeçari M.S. nga Tetova, dje (13-mars) në orën 11:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Lubo Bozhinovski” është kafshuar nga një qen endacak.
    …….
    Tridhjetë e nëntë vjeçarja M.Z. nga Tetova, dje (13-mars) në ora 12:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Mihajlo Raiçeviç” në Tetovë, djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak.
    ……
    Njëzet e nëntë vjeçari O.A. nga Pallatica e Tetovës, dje (13-mars) në ora 14.35 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Dimo Gavrovski” motra e tij e mitur është kafshuar nga një qen endacak.
    ……
    Dje (13-mars) personi I.Z. (54) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Lubo Bozinovski” djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon ende parahetimi për Drin Ahmetin

    Lajmi i rradhës

    Politizimi i universiteteve në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet ndarjes së çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë