Tetovë – shiti kanalet televizive në mënyrë të kundërligjshme, zbulohet nga policia

    Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovës ditë më parë kanë arrestuar 56-vjeçarin Gj. T. nga Tetova, pasi i njëjti dyshohet se kundërligjshëm ka riemituar kanale televizive dhe të njëjtat ua ka shitur banorëve të Tetovës.

    Kanalet i ka riemituar pa poseduar licencë përkatëse dhe tetovarëve për këtë u ka kërkuar para.

    “Gjatë bastisjes në shtëpinë e Gj.T. të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë: 11 drimbokse, 3 shtëpiza të kompjuterit, pistoletë dhe plumb, pushkë gjuetie, 2 celularë…”, qëndron mes tjerash në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe në koordinim me prokurorin publik do t’i shqiptohet shkresa përkatëse. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Ulja e papunësisë”, ASh: Nuk është ulur papunësia, por është ulur numri i popullatës që në mënyrë aktive kërkon punë

    Lajmi i rradhës

    Kush e përbën rrethin e ngushtë të Putinit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë