Teuta Arifi pyetet nëse do të japë dorëheqje (Video)

    “Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit, por sa herë që do t’i kujtojmë ata, do t’ju kujtojmë edhe të gjithë juve që ndihmuat atë natë”, kështu iu drejtua personelit mjekësor dhe të pranishmive të tjerë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njofton Nistori.

    “Në ditët e kaluara të gjithë u tronditëm thellë për viktimat e tragjedisë të ditës së 8 shtatorit. Të gjithë jemi ende në zi. Të gjithë jemi të pikëlluar dhe sot qëndrojmë afër familjarëve në këto ditë më të errëta në historinë e Tetovës”

    Në pyetjen e gazetarëve në qoftëse Teuta Arifi do të jep dorëheqie apo jo dhe në qoftë se qytetarët do të kërkonin dorëheqien e saj për arsye morale a do ta bënte një gjë të tillë?

    “Përgjegjësia është një çështje e cila lidhet me institucionin, kryetari i komunës ka obligim të jetë afër qytetarit dhe unë atë afërsi me qytetarin e kam mbajtur gjithmonë, mirëpo megjithatë përgjegjësia është diçka e cila lidhet me institucionin dhe në qoftë se ju institucionalisht nuk keni pas të bëni me një çështje e cila ka çuar deri tek një tragjedi, atëherë besoj se të gjithë pajtohemi se në aspektin njerëzor dhe shpirtëror jemi në rregull, kurse po të ishte ndryshe nuk do prisja që të ma bëni këtë pyetje”, deklaroi Teuta Arifi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Italia hap shkollat nesër

    Lajmi i rradhës

    Nesimi: Ne jetojmë në një shoqëri e cila nuk din të ketë qëllime të këqija

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë