Sot në Komunën e Tetovës, kryetarja komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit të krizës, me ç’rast iu ka bërë thirrje arsimtarëve dhe stafit teknik që të vaksinohen që të fillojnë të sigurtë mësimet nga 1 shtatori, përcjell Nistori.
Gjatë mbledhjes është vlerësuar se sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, do të respektohen në përpikshmëri masat dhe protokollet mbojtëse, me qëllim që të mos lejohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike në vend. Gjithashtu të gjithë arsimtarët dhe personali teknik i shkollave të cilët akoma nuk janë vaksinuar, këtë ta bëjnë sa më shpejtë dhe pa përjashtime. /Nistori/