Thaçi: nuk jam më pjesë e Frontit Europian, por as nuk pendohem që isha pjesë e saj

    Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në Klan Debat tha se nuk është më pjesë e Frontit Europian, përcjell Nistori.

    “100 ditë janë pak për të analizu drejt punën e një qeverie. Arsyeja se përse nuk kam mungu në 100 ditëshin e qeverisjes që organizoi Fronti Europian është se unë dhe PDSH-ja nuk do të jemi më pjesë e Fronti Europian”, tha Thaçi.

    Thaçi shtoi se BDI në Front ishte forcë kryesore, mirëpo puna si Front sipas tij nuk pati sukses.

    “Fronca kryesorja e Frontit ishte BDI-ja, ndaj unë z.Ahmetit ia kam përmend të gjitha këto veprime që gjatë fushatës që i shihja se nuk janë në rregull. Unë nuk them se Tetovën e fitoj BDI-ja sepse isha unë, mirëpo ishin me të organizuar, për dallim nga disa vende tjera ku nuk pritej dështimi i BDI-së pas 20 viteve në disa vendbanime. Në Front, kemi dy deputet turq që nuk kanë pru vota as në numër treshifror. Disa parti të paqena që si kanë as një grusht votash”, deklaroi Thaçi.

    Thaçi më tej deklaroi se nuk pendohet që ishte pjesë e Frontit Europian.

    “Ne jemi padyshim fitues të zgjedhjeve tek shqiptarët! Kurrë nuk i bie pishman që kam qenë pjesë e Frontit Europian, sepse ideali im ishte që të mos fitojnë këta. Pika e dytë është se në Front koalicion janë boshnjakët, romët, turqit ndaj u thirrëm në koalicion multietnik. Unë nuk bëhem pjesë e qeverisë, me VMRO-në nuk kam pasur takime prej në muajin gusht”, tha Thaçi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kuzeska: çështjet e UÇK-së të zgjidhen me propozim ligj tjetër

    Lajmi i rradhës

    Pse rrushi i Bojanës nuk bëhet verë?! (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë