Thaçi: Uroj të jenë zgjedhje të qeta, të fitojë më i miri

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot e ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

    Pasi votoi, kryetari i PDSH-së në paraqitje para mediave, bëri thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

    “Mendoj se këto duhet të jenë zgjedhje të qeta dhe demokratike. Uroj të fitojë më i miri. Gjithashtu uroj që të largohen pengesat për indentifikim biometrik, në mënyrë që të fitojë më i miri”, tha Menduh Thaçi.

    Ndërsa, pas hapjes së vendvotimeve në disa prej tyre janë raportuar parregullsi me aparatet “fingerprint”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Voton Albin Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Qytetarët kanë mundësinë e shenjtë për të vendosur se kush do të udhëheq në emër të tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë