Gjatë një koncerti të grupit “ADN”, diskoteka “Pulse” në Koçan ka marrë flakë dhe ende po digjet. Siç mëson Radio Koçani nga vendi i ngjarjes, rreth 100 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe viktima nga zjarri i madh i mëngjesit të sotëm rreth orës 3 AM, përcjell Nistori.
Mjetet e NjTZ-së, mjetet e emergjencës dhe policia nuk mjaftojnë për të shpëtuar të rinjtë e plagosur të cilët janë shtrirë në rrugë, ndërsa diskoteka është ende në flakë. Automjetet civile po vijnë në ndihmë nga të gjitha anët dhe janë nisur në drejtim të spitalit të përgjithshëm në Koçan. Një rrëmujë e vërtetë.
Më shumë informacione dhe detaje do të publikohen gjatë ditës, deri atëherë lutemi për më pak viktima dhe më shumë të rinj të shpëtuar. /Nistori/
