TRAGJEDIA NË BULLGARI | Familjarët e viktimave nuk i besojnë hetimit bullgar, rastin do ta dërgojnë në Strasburg

    Le të tregojë dikush se çfarë kishte në autobus, e jo se vozitësi e ka tejkaluar shpejtësinë! Nuk mundet autobusi të digjet plotësisht për 30 minuta! Do të ketë sërish ekspertizë. Do të shkojmë në Strasburg! Nuk i besoj më as shtetit tonë dhe as shtetit bullgar”, tha Kamuran Pajaziti, djali i të cilit humbi vdiq në aksidentin në “Struma” të Bullgarisë, përcjell Nistori.

    Shkak për aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, ku vdiqën 45 shtetas të RMV-së, fajtor ishte shoferi pasi humbi kontrollin e autobusit, shpejtësia e madhe, e papërshtatshme për kushtet e rrugës – tha zëvendëskryeprokurori. Borislav Sarafov, duke paraqitur raportin përfundimtar të Prokurorisë Publike Bullgare për aksidentin e autobusit të agjencisë “Besa Trans”.

    “Është një tragjedi njerëzore e paprecedentë për nga numri i viktimave, por edhe e paprecedentë sa i përket intensitetit të punës që kemi bërë. Hetimi ka përfunduar dhe mbetet vetëm të informohen autoritetet në Maqedoni përmes gjykatave, duke pasur parasysh se familjarët e viktimave kanë të drejtë të njihen me materialet e hetimit”, – tha Sarafov.

    Prokurori nuk ka përmendur asgjë për gjendjen e rrugës dhe sinjalistikën, të cilat paraprakisht janë përmendur si faktorë të mundshëm që kanë ndikuar në aksident.

    Familjarët dhe të mbijetuarit e aksidentit tragjik nuk e besojnë raportin dhe thonë se do të kërkojnë hetime të mëtejshme.

    “Ne do të kërkojmë një hetim të vërtetë. Kjo do të shkojë në Strasburg! Le të theksohet e vërteta, dikush le të marrë përgjegjësi. Si mundet shoferi të kalojë shpejtësinë e lejuar? Cili autobus shkon 120 në orë? Kam qenë shofer gjatë gjithë jetës sime dhe e kam vozitur atë rrugë disa herë. E vërteta do të dalë në dritë. Le të thotë dikush se çfarë kishte në autobus, jo se shoferi ishte në shpejtësi. Autobusi nuk digjet plotësisht në 30 minuta! Do të ketë sërish ekspertizë. Do të shkohet në Strasburg. Nuk i besoj më as shtetit tonë dhe as shtetit bullgar. Kemi njerëz të gjallë që e kanë parë të vërtetën, nuk i besojmë dhe besojmë se fajin e ka shoferi i vdekur”, tha për Sloboden Peçat, Kamuran Pajazitovski, i afërm i një udhëtari në autobusin e “Besa Trans”.

    Orhan Aliti, një nga shtatë të mbijetuarit e aksidentit, i cili fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar, Visarin, në një prononcim për “Sloboden Peçat”, përcjell Nistori, tha se është në pritje të përfundimit të hetimeve nga institucionet.

    “Presim që institucionet ta hetojnë rastin. Deri më tani askush nuk më ka kontaktuar përveç “Kryqit të Kuq” të Maqedonisë – tha Aliti.

    Deri më tani nuk ka informacione se ku ndodhet pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu, i cili ndodhej në një nga autobusët e autokolonës së Stambollit kur ndodhi aksidenti. Pas tragjedisë, ai nuk është kthyer më në Maqedoni, ku është hapur procedura për rregulloren që kompania dhe ai si pronar kishte vite që i shkelte. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RASTI ALFA – Vdes i dënuari me burg të përjetshëm, Rexhail Qerimi

    Lajmi i rradhës

    13 vjet në burg i pafajshëm, familjarët e Rexhailit nuk u besojnë institucioneve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë