Tragjedia në Koçan, ngjarja më e turbullt e marsit

    Banorët e Koçanit duke ndezur qirinj në shenjë nderimi për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan / Fotografia: Emir Hamzi

    Në anketat e rregullta mujore dhe vjetore për korrupsionin, Transparency International publikoi ngjarjet që ishin aktuale në muajin mars. Në kuadër të ngjarjeve të “turbullta” prin tragjedia e Koçanit, ku nga zjarri në diskotekën “Puls” humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 tjerë u lënduan. Hetimi ka konstatuar “dështime zinxhirore dhe paligjshmëri”, që kanë sjellë deri tek zjarri.

    “Prokurori i shtetit, Lupço Kocevski ka bërë publike të gjitha veprimet e paligjshme të konstatuara deri tani lidhur me zjarrin në Koçan. Ai tha se lëshimet datojnë prej para më shumë se 10 vitesh. Për futjen e lëndës piroteknike, i dyshuar është edhe një anëtar i grupit DNK, i cili ishte në koncert. Prokuroria e Koçanit ka dhënë urdhër për hetim ndaj 27 personave dhe tre persona juridikë, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme me zjarrin në Koçan. Të gjithë të dyshuarit në hetim janë siguruar, ndërsa prokuroria e Koçanit kërkoi masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, me përjashtim të tre të cilët janë të shtruar në spital. Prokuroria tha se të gjithë të dyshuarit nga viti 2012 deri më 16 mars 2025, bashkërisht, por secili për nga kapaciteti dhe kompetencat e tyre, nuk kanë vepruar sipas rregulloreve për masat mbrojtëse dhe me këtë i kanë rrezikuar të gjithë”, thuhet në raportin e Transparency.

    Ngjarja e dytë më shqetësuese për muajin mars është vjedhja e mazutit, ku biznesmenë dhe tregtarë të karburanteve, në bashkëpunim dhe të ndihmuar nga drejtorët dhe punonjësit e termocentraleve, kanë manipuluar me procedurën e tenderit për blerjen e naftës në TC Negotinë.

    “Vjedhja e karburantit ka ndodhur në harkun kohor 2021-2023, ndërsa buxheti i shtetit është dëmtuar për 167.5 milionë euro”, informojnë nga atje.

    Ngjarja e tretë e “turbullt” për muajin mars është ndotja e Kriva Rekës me cianur nga një kompani minerare.

    “Në vend të veprimit të menjëhershëm të përleshjeve shtetërore, partiake, akuza për fatkeqësinë mjedisore të Kriva Rekës në Kriva Pallankë, ku është konstatuar prani e shtuar e cianurit dhe plumbit, pasi ujërat e zeza nga miniera e Toranicës janë derdhur në lumë, pas së cilës janë thinjur. Reagojnë vetëm mjekët toksikologë. Ata thonë se cianidi është një nga helmet më vdekjeprurëse. Vepron në frymëmarrjen qelizore, domethënë parandalon shkëmbimin e oksigjenit që të hyjë në qeliza dhe në këtë mënyrë vret qelizat. Meqenëse është në ujë, do të prekë të gjitha gjallesat në lumë, gjë që është një fatkeqësi ekologjike. Rreziku i kontaminimit të tokës dhe ushqimit është i madh”, njofton Transparency.

    Pjesë e ngjarjeve të dyshimta është edhe një menaxher i cili ka kërkuar ryshfet për projektin e ndërtimit të banesave në Mavrovë.

    Në vendin e pestë për ngjarjen më të errët, pavarësisht paralajmërimeve nga UNESCO, sipas Transparency, është ofensiva ndërtimore në bregun e liqenit të Ohrit.

    “Përkundër rekomandimeve të qarta të UNESCO-s për ndalimin e menjëhershëm të urbanizimit në zonat e ndjeshme rreth liqenit të Ohrit, si kodra e Goricës dhe Studençisko Bllato, aktivitetet ndërtimore nuk ndalen. Paralajmërimi i fundit vjen nga organizata SOS Ohër, e cila paralajmëron se edhe pas reagimeve të organizmave ndërkombëtar, shteti nuk po merr asnjë masë. Ndër rastet e “qarta” të Transparency International – Maqedoni është kërkesa e organizatave të shoqërisë civile për hetim transparent të zjarrit në Koçan, kallëzimet penale ndaj punonjësve të “Pyjeve Kombëtare” dhe pronarit të një kompanie për shkak të pakujdesisë në shërbim, kallëzim penal kundër drejtorit të një shkolle fillore në Dellçevë, i cili ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij dhe kallëzimi penal kundër një punonjësi policie për marrje ryshfeti. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Nisma “Tetova do park”: Kasami në fund të mandatit të tij shet 7000 metra për 7000 euro!

    Lajmi i rradhës

    Rritja e pensioneve ul hendekun social

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë