Tragjedia në Koçan, viktimat janë kryesisht të moshave 14 deri në 24 vjeç

    Personat që humbën jetën në tragjedinë në diskotekën „Pulse“ në Koçan janë nga mosha 14 deri në 24 vjeç, dhe vijnë nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani. Numri i të vdekurve është i madh, por deri sa të përfundojë identifikimi, nuk mund të publikohet, informoi para pak minutash drejtoresha e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova.

    “Personat e lënduar që ndodhen tek ne, 20 në numër, janë në moshë nga 18 deri në 23 vjeç. Ata kanë plagë të lehta, djegie dhe intoksikim. Kur morëm njoftimin për zjarrin natën e kaluar, brenda 30 minutash u mobilizua e gjithë spitali, të gjitha motrat dhe infermierët ishin në punë dhe filluan të na sillnin pacientët e parë. Kërkuam ndihmë nga ambulancat e spitaleve të tjera nga Velesi dhe Shkupi. Pacientët më të rëndë u dërguan në Shtip dhe në Shkup. 70 pacientë janë kontrolluar, kishte edhe persona të vdekur që na i sollën, dhe kishte edhe pacientë që vdiqën në momentin kur i sillnin“, tha Serafimova.

    Aktualisht në objekte të ndryshme shëndetësore në të gjithë vendin janë të shtruar 152 pacientë, ku po iu ofrohet kujdesi i nevojshëm mjekësor, njofton Ministria e Shëndetësisë. 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, njofton Ministria e Shëndetësisë.

    Shpërndarja e pacientëve të shtruar: 

    • Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
    • Klinika e Kirurgjisë Plastike – 11 pacientë
    • Spitali Klinik i Shtipit – 45 pacientë
    • Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 30 pacientë
    • Spitali “Shën Naumi i Ohrit” – 29 pacientë
    • Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
    • KARIL – 16 pacientë

    Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 18 janë në gjendje kritike: 

    Spitali i Vjetër i Qytetit – 3 pacientë

    Kirurgjia Pediatrike – 3 pacientë

    KARIL – 7 pacientë

    Spitali i Përgjithshëm i Qytetit – 5 pacientë

    Lajmi Paraprak

    MPB: kujdes nga linqet e rrejshme për ndihmë për tragjedinë në Koçan

    Lajmi i rradhës

    Srebrenica pas mbylljes së Qendrës Përkujtimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë