Transporti publik në Shkup e mbylli vitin 2025 me humbje

    Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) “Shkup” e mbylli vitin e kaluar me humbje prej 33.540.089 denarë (550 milionë euro), pavarësisht se mori 13.5 milionë euro subvencione nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

    “Gjatë vitit 2026, themeluesi duhet të gjejë mënyrë për të mbuluar humbjen, duke pasur parasysh se rezervat ligjore janë shteruar”, thuhet në vendimin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë, i cili është pikë në rendin e ditës të seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit që do të mbahet më 7 prill.

    NP “Parqe dhe Gjelbërim” gjithashtu po punon me humbje. Kjo ndërmarrje e mbylli vitin 2025 me humbje prej 37.700.706 denarë (615.000 euro).

    Ndërmarrjet publike “Parkingu i Qytetit” dhe “Drislla” po punojnë me fitim. “Parkingu i Qytetit” realizoi fitim prej gjysmë milioni eurosh në vitin 2025, ndërsa deponia “Drislla” është 45.000 euro në plus.

    Nga buxheti i Qytetit për vitin 2026, janë ndarë rreth 18.5 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve, nga të cilat shuma më e madhe, 15 milionë euro, është për NTP “Shkup”. Kjo është një shumë rekord e subvencioneve që NTP kanë marrë nga Qyteti. “Higjiena Komunale” do të marrë 60 milionë denarë, “Parqet dhe Gjelbërimi” 80 milionë denarë, “Drislla” 20 milionë denarë, “Lajka” 15 milionë denarë dhe 23 milionë denarë për “Rrugë dhe rrugica”.

    Lajmi Paraprak

    Pagat nuk mbulojnë më jetesën, qytetarët në presion të vazhdueshëm ekonomik

    Lajmi i rradhës

    Çfarë po mëson Xi i Kinës nga lufta në Iran?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë