Transporti publik në Tetovë vihet në pikëpyetje, shkak kufizimet për furnizim me naftë

    “Mungesa e naftës nëpër pompa të benzinës ka goditur më së shumti transportin publik në Tetovë. Nëse kjo mungesë do vazhdoj edhe ditët në vijim, drejtuesit e transportit publik thonë se, do të fillojnë me reduktimin e linjave, ndërsa do mbeten vetëm ato linja që do jenë për bartjen e nxënësve,” raporton gazetari Bashkim Sulejmani.

    Izer Kirmizi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport, thotë se do të hiqet edhe Linja për në Kodrën e Diellit, me qëllim kursimin e naftës për nevojat e nxënësve.

    “Ne do mundohemi të mirëmbajmë këtë nivel shërbimi, por në rast të eskalimit të situatës do detyrohemi të bëjmë reduktim të përkohshëm të linjave, por natyrisht duke pasur primare qarkullimin e nxënësve pra oraret ku nxënësit shkojnë në shkollë apo nga shkolla në shtëpi të mos preken këto orare,” deklaroi Izer Kirmizi, Drejtor i NP Tetova Transport.

    Nga ana tjetër, situata me mungesën e naftës, ka rritur numrin e udhëtarëve që përdorin transportin publik.

    “Ma shumë tash në autobus hypin, më tepër ecin me autobus tash. Po s`na del nafta çdo ditë na japin vetëm nga 3.000 denarë,” u shpreh Qani Ismaili, vozitës.

    Përkundër rritjes së interesimit nga banorët për përdorim të transportit publik, nëse vazhdojnë kufizimit për naftë, atëherë linjat do të reduktohen. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit në RMV përballen me vështirësi për furnizimin me naftë

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë