Transportuesit e RMV protestojnë: nëse s’ka zgjidhje për qëndrimin në zonën Shengen, do t’i bllokojmë pikat kufitare

    Problemi më i madh që ngrenë transportuesit është mënyra se si llogaritet qëndrimi i tyre jashtë vendit, përkatësisht fakti që ditët e qëndrimit në vendet e zonës Shengen u llogariten njësoj sikur të ishin turistë, përcjell Nistori.

    Nëse nuk gjendet zgjidhje për qëndrimin e tyre në vendet e zonës Shengen, transportuesit paralajmërojnë se janë të gatshëm të shkojnë deri në fund dhe të bllokojnë pikat kufitare. Këtë e bënë të ditur gjatë protestës së sotme dyorëshe para ndërtesës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

    “Do të organizohemi për të bllokuar kufijtë. Gjatë protestës së mëparshme pati premtime për zgjidhjen e problemit, por nuk u bë asgjë konkrete”, thanë disa prej transportuesve në protestë.

    Sipas tyre, problemi kryesor mbetet mënyra e llogaritjes së qëndrimit jashtë vendit, pasi ditët që kalojnë në vendet e zonës Shengen u llogariten njësoj si turistëve.

    “Ne kërkojmë që qëndrimi ynë të mos llogaritet në ditë, por në orë”, thanë ata.

    Në shenjë proteste ndaj mënyrës së trajtimit të tyre në vendet e zonës Shengen, rreth 20 kamionë u parkuan para ndërtesës së Delegacionit të BE-së në qendër të Shkupit. Protesta e sotme ishte e koordinuar me transportuesit nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, ku në të njëjtën kohë u mbajtën protesta dyorëshe.

    Lajmi Paraprak

    Bashkia e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me VMRO DPMNE-në në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë