Tranzicion i gjelbër në Dibër

     Në kuadër të projektit “Së bashku për tranzicion të gjelbër kundër ndryshimeve klimatike”, në tre muajt e fundit në Dibër “Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit”, realizoi aktivitete të shumta me pjesëmarrës edhe të qytetarëve, shoqatave qytetare dhe pushtetit vendor. Gjatë këtyre aktiviteteve janë ndërgjegjësuar dhe edukuar qytetarët për ndikimet, pasojat e ndryshimeve klimatike dhe identifikimi i problemeve lokale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Aktivisti i njohur në sferën e ekologjisë dhe sektorin qytetarë, Shuip Marku thotë se projekti ka identifikuar problemet lokale dhe nëpërmjet punëtorive të ndryshme dhe trajnimeve kanë dhënë përcaktime për aktivitete e mëtutjeshme.

    Gjatë tre muajve që ka zgjatur projekti janë identifikuar problemet të cilët janë të shumta e që janë rezultat i ndryshimeve klimatike. Marku duke prezantuar aktivitetet të projektit para këshilltarëve të komunës Dibër, ka potencuar se si probleme paraqiten erozioni për shkak të menaxhimit jo adekuat të ujërave të zeza, infrastruktura energjetike e dobët, përdorimi i makinave të vjetra dhe dobësitë gjatë kontrollit teknik, përdorimi i drurit për ngrohje, problemet me menaxhimin me mbeturinat, situata me kanalizimet atmosferike, zjarret gjatë stinës së verës, djegia e deponisë, mungesa e burimeve të ujit gjatë stinës së verës dhe ndryshimet në eko sistemin lokal. Marku poashtu thekson se patjetër nevojitet që në nivel lokal duhet të jepet mbështetje për produk0ett e riciklimit si dhe pushteti vendor t’ju ofrojë shërbime dhe lehtësime tatimore për bizneset që ndjekin praktikat dhe inkurajojnë inovacionin mjedisor në komunitetin e biznesit. Sipas tij, patjetër duhet në qytet dhe rrethinë të ndërtohen një infrastrukturë për shtigjet e biçikletave, instalimi i paneleve fotovoltaike duhet të vazhdoj në institucionet publike, duhet inspektim më i rregullt dhe vendosjes të dënimeve kur është në pyetje ndotja e mjedisit jetësor si dhe promovimi i ushqimit lokal dhe organik. Duke prezantuar analizën, ai shton se në këtë drejtim një domethënie të madhe ka edhe modernizimi i infrastrukturës urbane, dhënia e subvencioneve për programet që kanë të bëjnë me riciklimin dhe kompostimin, si dhe ndërtimi i amfiteatrove në natyrë dhe promovimi i hapësirave të qendrës për të nxit njohjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror.

    Gjatë realizimit të projektit veçmas është potencuar edhe fakti që ka të bëjë me monitorimin e cilësisë së ajrit në Dibër. Në këtë drejtim vendosja e matësve të cilësisë së ajrit dhe politika për reduktimin e automjeteve privat në qytet është shumë domethënëse. Një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe subvencionimit të paneleve fotovaltaike për shtëpitë individuale dhe ndërtesave kolektive. Ndihma financiare për panelet solare ka një domethënie të madhe për sigurimin e energjisë elektrike. Poashstu me qëllim që të kemi aktivitete të përbashkëta për tranzicion të gjelbër kundër ndryshimeve klimatike një vëmendje e veçantë duhet kushtuar edhe menaxhimit me ujë. Nevojitet një strategji për menaxhimin e qëndrueshëm me ujë duke përfshirë edhe ndërtimin e rezervuarëve dhe sistemin e ujitjes për të rritur stabiliteitn e burimeve të ujit. Parandalimi i zjarreve pastaj ka një rëndësi shumë të madhe, prandaj nevojitet organizim i fushatave për parandalimin e zjarreve dhe trajnimin e ekipeve të zjarrfikësve për të parandaluar dëmtimet të mjedisit jetësor nga zjarret. Normalisht kërkohet edhe një implementim të standardeve edhe në deponinë e Dibrës e cila për fat të keq është deponi e egër meqë as nga së afërmi nuk i plotëson standardet në fjalë. Në seancën të këshillit është kërkuar që vendimet që do ti merr në të ardhmen pushteti vendor respektivisht Këshilli i komunës duhet t’i ketë parasysh këta përcaktime që kanë dalë si rezultat i identifikimit të tranzicionit të gjelbër kundër ndryshimeve klimatike.  /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Reforma edhe në institucionet e Inteligjencës

    Lajmi i rradhës

    Ndërron jetë Ismail Kadare / Media ndërkombëtare: Kadare, një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë