Tre të arrestuar në Tetovë: organizuan përleshje të qenve

    Tre persona janë arrestuar në rajonin e Tetovës pasi të njëjtit dyshohet se kanë organizuar përleshje të qenve. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, ndaj të njëjtëve vijon kallëzim penal, përcjell Nistori.

    “Me datë 27.02.2025 në ora 16:00 në fshatin Pallçishtë i Poshtëm i Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M.(18) nga fshati Palçishtë i Epërm, S.U.(50) nga fshati Palçishtë i Poshtëm dhe J.I.(43) nga fshati Debreshtë i Prilepit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se kanë organizuar përleshje me qen. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë qentë për veprime të mëtutjeshme. Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

    Ndryshe, përleshjet e qenve janë të ndaluara me ligj në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, dhuna ndaj kafshëve është e ndaluar dhe konsiderohet vepër penale. Përleshjet e qenve janë një formë e keqtrajtimit të kafshëve dhe, si të tilla, janë në shkelje të ligjit që mbron mirëqenien e kafshëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Kasami e quajti kërkesën jologjike dhe të papranueshme

    Lajmi i rradhës

    Kurti ngulmon që dëshminë për rezervat të japë në Kryeministri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë