Trençevska: Rritje lineare e pagave në sekotrin publik

    Në lidhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila realizohet pas 15 vitesh, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovana Trençevska për emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi disa përfitime për të punësuarit në sektorin publik, si rritja e pagave prej 10 për qind me pagën e shtatorit, K-15 për të gjithë të punësuarit në sektorin publik prej 10.000 denarë deri në fund të vitit dhe rritje të pagave në sektorin publik në afat të gjatë.

    “Vetë kontrata kolektive vendos një sistem për rritjen e pagave në sektorin publik. Nga 1 marsi 2025, paga mesatare shumëzuar me faktorin e kompleksitetit, në vendin e punës, do të jetë paga bazë e çdo punonjësi”, tha Trençevska.

    Ajo tregoi se së bashku me Sindikatat e Maqedonisë, deri në fund të vitit 2024 duhet të lidhet një marrëveshje dhe të përcaktohen koeficientët për kompleksitetin e vendeve të punës.

    “Çdo vit, sipas rritjes së pagës mesatare, pagat në sektorin publik do të rriten. Nuk mund të ndërmerrni obligime që do të kenë implikime fiskale nëse nuk i parashikoni në buxhet”, tha Trençevska e pyetur nëse ka para në buxhetin e shtetit.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE nuk e ndryshon qëndrimin edhe pas takimit me Eskobarin

    Lajmi i rradhës

    Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në Kumanovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë