Treni shkeli për vdekje një emigrant në Miravc

    Hekurudha, fotografi ilustruese

    Më datë 06.11.2022 në ora 01.07 pas mesnate është raportuar se rreth orës 00.15, një tren mallrash që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të fshatit Miravci, ka goditur një person të shtrirë në shina, përcjell Nistori.

    Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një emigrant 30-vjeçar.

    Një mjek ka deklaruar vdekjen, ndërsa një grup hetimor nga Stacioni Policor Gjevgjeli ka kryer hetime. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Epidemia” e ikjes, psikologët: Pakënaqësia dhe pasiguria po përzënë shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Lakra, një ndër artikujt që nuk është shtrenjtuar në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë