Trump u kërkon liderëve europianë të ndalojnë blerjen e naftës ruse

    Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkon Evropës të ndalojë blerjen e naftës ruse dhe të ushtrojë presion ndaj Kinës.

    Gjatë një telefonate me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, në kuadër të “Koalicionit të të Gatshmëve”, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve evropiane të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia dhe të shtojnë presionin ekonomik ndaj Kinës. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

    Trump theksoi se të ardhurat që Rusia përfiton nga shitja e karburanteve në Evropë po përdoren për të financuar luftën në Ukrainë. Sipas tij, vetëm gjatë një viti, Moska ka arkëtuar rreth 1.1 miliardë euro nga eksporti i naftës në Bashkimin Evropian.

    Përveç kësaj, 79-vjeçari kërkoi që udhëheqësit evropianë të reagojnë më ashpër ndaj Kinës, për shkak të mbështetjes që ajo i jep përpjekjeve ushtarake të Rusisë, raporton reuters.

    Telefonata, e cila u zhvillua rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndodhi në një moment kur procesi për arritjen e paqes në Ukrainë është ngadalësuar ndjeshëm, çka sipas zyrtarëve i ka shtuar ndjenjën e zemërimit liderit amerikan dhe e ka nxitur të shqyrtojë hapa të tjerë të mundshëm.

    Në këtë kontekst, Trump thuhet se ka paralajmëruar në mënyrë joformale presidentin rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se përgjigjja e SHBA-së do të varet nga vendimet që do të marrë Kremlini.

    Telefonata u organizua me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe liderëve të tjerë evropianë, të cilët e ftuan Trumpin për të diskutuar strategji të përbashkëta në përballjen me agresionin rus në Ukrainë.

    Lajmi Paraprak

    Ajsbergu më i madh në botë po “shpërbëhet me shpejtësi” në disa “copa shumë të mëdha”

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, gratë sipërmarrëse të agrobiznesit

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë