Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me parkimin e veturave, që siç thonë, shërbimi i merimangës së qytetit do të jenë prezent për rregullimin e trafikut. Tutje në njoftim thuhet se, nga mbrëmë automjetet që do të jenë të parkuara në rrugë do të hiqen dhe do të ndërmerren masat e duhura ligjore, përcjell Nistori.
“Të nderuar vizitorë. Ju bëjmë thirrje që gjatë fundjavës të mos i parkoni automjetet në rrugë, sepse shërbimi i marimangës së qytetit në bashkëpunim me SPB – Tetovë do të jenë prezent për rregullimin e trafikut. Nga sonte automjetet që do të jenë të parkuara në rrugë do të hiqen dhe do të ndërmerren masat e duhura ligjore. Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Skijimit.
Ndryshe, të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, nga 13 janari ka filluar funksionimi i linjës së rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”. Për t’ua lehtësuar qytetarëve, komuna e Tetovës, çdo fund javë nga qyteti drejt Kodrës së Diellit autobusët nisen në ora 08:00, 10:00, 12:00 dhe 15:30, ndërsa kthehet në qytet një orë më vonë nga këto termine. /Nistori/