Turizmi në RMV po rimëkëmbet, priten mbi dy milionë bujtje

    Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski sivjet pret 2.5 milionë bujtje dhe mbi 400 milionë dollarë të hyra të drejtpërdrejta nga sektori i ekonomisë vendore.

    Siç ka bërë të ditur sot në konferencë, sektori turistik me shpejtësi po rimëkëmbet, ndërsa në këtë kanë kontribuar mysafirët nga rajoni, Polonia, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

    Projeksionet e Agjencisë, theksoi Janevski janë se deri në vitin 2025 turizmi vendas do të arrijë mbi pesë milionë bujtje dhe mbi 600 milionë dollarë të hyra.

    “Në vitin 2022 do të kemi më shumë çarter. Nga mesi i muajit maj nga Holanda, në qershor nga Polonia, deri në fund të majit fillon linja e re Tel Aviv- Shkup, ndërsa në fillim të qershorit linja e re Izmir- Shkup, ndërsa pritet edhe një linjë e re dhe ajo është Maribor- Shkup”, tha Janevski.

    Ai paralajmëroi se në vitin 2022 do të fillojë edhe strategjia e re në turizëm. APMT planifikon të ribrendojë vendin si destinacion turistik, të krijojë logo të re që do të zhvillohet në fushatë shtetërore në vitin 2023 si dhe të rritet prania e vendit në tregjet tradicionale me fushatën e cila do të fillojë kah mesi i muajit maj.

    Lajmi Paraprak

    Macron kundër përdorimit të fjalës “gjenocid” për krimet ruse në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Finlanda dhe Suedia peshojnë anëtarësimin në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë